Flash

Sulmet e SHBA mbi Iran, çmimi i naftës amerikane bie me më shumë se 5%

Lapsi.al 26 May 2026

Çmimet e naftës amerikane pësuan rënie të fortë në tregjet aziatike, pavarësisht përshkallëzimit të ri ushtarak mes SHBA dhe Iranit.

 Nafta bruto amerikane West Texas Intermediate (WTI), referenca kryesore për tregun amerikan, ra me më shumë se 5% gjatë tregtimit në Tokio, edhe pse SHBA-ja njoftoi për sulme të reja ndaj objektivave në jug të Iranit.  

Rreth orës 03:30 sipas kohës greke, çmimi i WTI shënoi rënie prej 5.46%, duke zbritur në 91.33 dollarë për fuçi.   

Ndërkohë, nafta bruto Brent Crude Oil në Detin e Veriut regjistroi rritje, duke u ngjitur me 1.6% në 97.68 dollarë për fuçi.

Në 24 orët e fundit, çmimet e naftës kishin rënë nën nivelin e 100 dollarëve, pasi investitorët ushqyen shpresa seNgushtica e Hormuzit mund të rihapej pas sinjaleve se Uashingtoni dhe Teherani po afroheshin drejt një marrëveshjeje. 
 
Megjithatë, situata u tensionua sërish pasi negociatorët iranianë mbërritën në Doha për bisedime që synojnë t’i japin fund konfliktit, ndërsa ushtria njoftoi se forcat amerikane kishin goditur baza raketore në jug të Iranit dhe anije që dyshohej se po vendosnin mina detare.

Ky zhvillim shihet si një kërcënim serioz për armëpushimin e brishtë që hyri në fuqi më 8 prill, në një kohë kur tregjet globale po monitorojnë me kujdes çdo sinjal për deeskalim ose rikthim të tensioneve në rajonin e Gjirit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI