Flash

Nxehtësia ekstreme godet Europën perëndimore, temperatura rekord përfshijnë Francën

Lapsi.al 26 May 2026

Një valë e pazakontë nxehtësie për muajin maj ka përfshirë Europën Perëndimore, duke sjellë temperatura ekstreme, paralajmërime shëndetësore dhe të paktën tre viktima.

Franca ka regjistruar mbi 350 qytete me temperaturat më të larta ndonjëherë për muajin maj. Gjithashtu Mbretëria e Bashkuar ka vendosur rekorde kombëtare për nxehtësinë. Sipas raportimeve, temperaturat mund të shkojnë në 40 gradë celcius deri në fund të javës në Spanjë. Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar tha se rekordi i të gjitha kohërave i vendit për muajin maj u thye kur një temperaturë prej 34.8 gradë Celsius u regjistrua në kopshtet Kew të Londrës.

Meteo France theksoi se temperaturat maksimale mujore për majin ishin regjistruar në 352 stacione meteorologjike kryesisht në Francën perëndimore, me temperaturën më të lartë – 37.1 gradë Celsius, të regjistruar pranë Hossegor, në departamentin jugperëndimor të Landes.

“Ky është një ngjarje e paprecedentë me një shans një në 1,000 për të ndodhur në këtë kohë të vitit bazuar në klimën nga viti 1979 deri në vitin 2025 dhe praktikisht e pamundur në epokën paraindustriale”, tha Christophe Cassou, një shkencëtar i klimës, për Le Monde.

Më shumë nivele të reja të temperaturës ka të ngjarë të shënohen në Francë, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar, thanë parashikuesit e motit. Temperatura pritet të tejkalojnë normat me 12 ose 13 gradë Celsius në atë që Meteo France e përshkroi si një episod të nxehtësisë “të parakohshme, të jashtëzakonshme dhe të gjatë” që pritet të zgjasë edhe disa ditë.

31 nga 96 departamentet administrative të Francës metropolitane janë vendosur në gatishmëri për temperaturë të lartë deri të martën, përfshirë tetë në nivelin portokalli, i dyti më i lartë, duke kërkuar që banorët të “marrin masa paraprake”. Ishte hera e parë që sistemi kombëtar i paralajmërimit për nxehtësinë në vend është aktivizuar gjatë majit që kur u prezantua në vitin 2004.

Ndërkohë në Spanjë temperaturat në disa zona jugore arritën 38 gradë Celsius gjatë fundjavës, gjë që pritet gjithashtu të vazhdojë gjatë gjithë javës, tha Rubén del Campo i zyrës shtetërore meteorologjike Aemet.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI