Flash

Operacion blic në Sarandë e Ksamil/ Dhjetëra urdhër-arreste për policë, zyrtarë e biznesmenë

Lapsi.al 25 May 2026

Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar në Sarandë dhe Ksamil, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës ndaj efektivëve të policisë, zyrtarëve lokalë dhe biznesmenëve të dyshuar për shkelje që lidhen me ndërtimet pa leje.

Burime bëjnë me dije se urdhër-arrestet janë lëshuar për dhjetëra persona, mes tyre efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë, zyrtarë vendorë, si edhe ndërtues e biznesmenë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në aktivitete të paligjshme në zonat bregdetare.

Operacioni po zhvillohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë.

Deri më tani raportohet se janë ekzekutuar dy urdhër-arreste, një ndaj një efektivi të policisë dhe një tjetër ndaj një biznesmeni, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë publike nga autoritetet.

Ndërkohë, kontrollet po vijojnë në banesa dhe ambiente të tjera me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe ekzekutimin e plotë të masave të sigurisë.

Sipas burimeve paraprake, hetimet lidhen me dyshime për favorizime, mosveprim institucional dhe përfshirje në skema të ndërtimeve pa leje në zonat turistike të jugut të vendit. /BW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI