Flash

I përmendi flamujt e Gjermanisë, Berisha i përgjigjet Ramës: Kemi respekt për...

Lapsi.al 25 May 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u është përgjigjur kritikave të kryeministrit Edi Rama për përdorimin e flamujve të Gjermanisë gjatë protestës së opozitës. Në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, Berisha u shpreh se opozita ka respekt për kombet mike, por flamuri që duhet të jetë krah kombit tonë është ai i votës së lirë.

“Ne kemi respekt për flamujt e kombeve mike dhe partnere, por respektin më absolut, flamuri që ne vëmë krah flamurit kombëtar është ai i votës së lirë. Rama mësoje mirë, ti dhe kushdo tjetër, se flamuri ynë është ai i votës së lirë. 23 maji e provoi qartë se cila është forca e njerëzve të lirë, e njerëzve që e duan Shqipërinë”, u shpreh Berisha.

Berisha ka reaguar edhe për referendumin e 23 Majit. Kryedemokrati theksoi se referendumi kishte vlerë të jashtëzakonshme, madje edhe duke i treguar Edi Ramës se fundi i tij është i shpejtë. Lideri i opozitë e cilësoi pjesëmarrjen e rreth 40 mijë personave në proces si një shprehje të vullnetit të lirë dhe e përshkroi atë si një reagim ndaj presioneve që, sipas tij, kishin ndodhur gjatë tre muajve të fundit.

"E kam theksuar më parë dhe e theksoj se ai referendum kishte një vlerë të jashtëzakonshme. E them këtë jo se ata që votuan në 90 e ca përqind shprehën votëbesimin ndaj meje.

Por vlera më e jashtëzakonshme e atij referendumi është se ai u ngrit si një gjigant i vullnetit të njerëzve të lirë për t’i thënë Edi Ramës se ne këtu jemi, dhe se fundi yt është i shpejtë. Për t’i thënë kreut të Meduzës se muaj e muaj të propagandës tënde, me të cilat u përpoqe të na mashtrosh, u përpoqe të na shkurajosh, me të cilat u përpoqe të shkelmosh mbi vullnetin tonë, i mori Lana.

Dhe se ne këtu jemi përsëri karshi kësaj ndërtese, në këtë bulevard, më të vendosur se kurrë të të japim atë që meriton. Ishte madhështor referendumi juaj, jo se ju votuat për Sali Berishën, por madhështia e tij ishte se ju dëshmuat se nuk pranoni kurrë të keqen banale. Se ju jeni njerëz me ndërgjegje të lartë politike. Jeni elita e mendimit të kombit shqiptar. Se nuk mashtroheni me asgjë. Nuk nënshtroheni nga asgjë," tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI