Flash

Dy të vdekur, identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Tiranë (Emrat)

Lapsi.al 22 July 2026

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku humbën jetën dy persona.

Sipas njoftimit zyrtar, janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin pompë betoni, i cili doli nga rruga dhe përfundoi në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan.

Viktimat janë, Mohamed Lotf rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit pompë betoni, i cili humbi jetën në vendngjarje, si dhe Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjeri i mjetit, i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

I plagosur ndërkohë ka mbetur Roland Nuri.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasi kamioni pompë betoni u përplas me një automjet, më pas çau barrierat mbrojtëse dhe ra në pjesën e poshtme të aksit rrugor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:

-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;

-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI