
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama duket sikur i ndjek nga zyra protestën e pedagogëve dhe studentëve, të cilët refuzojnë dialogun.
“Tani, kush do dialog, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë.
Dorëheqje!
Poshtë diktatura!
Poshtë komunizmi!
S’duam dialog!
-Deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe të intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë”, shprehet Rama.