Flash

Mbi tre muaj protestë, qytetarët rikthehen para Kryeministrisë pas përplasjes te Parlamenti

Lapsi.al 9 September 2026

Qytetarët do të rikthehen sot para Kryeministrisë, në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë. Prej më shumë se tre muajsh, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i kabinetit të tij.

Një ditë më parë, aksioni u zhvendos para Parlamentit, ku deputetët u rikthyen në seancë për nisjen e sesionit të ri. Ashtu siç kishin paralajmëruar, protestuesit i pritën ata me vezë dhe domate. Gjatë tubimit pati edhe tensione me Policinë, e cila kishte bllokuar rrugën përpara godinës së Kuvendit.

Nga sheshi, qytetarët akuzuan deputetët se nuk përfaqësojnë interesat e tyre dhe se nuk kanë reaguar ndaj problemeve të ngritura prej vitesh. Protestuesit këmbëngulin se mobilizimi do të vijojë si para Kryeministrisë, ashtu edhe para Parlamentit, deri në largimin e qeverisë dhe hapjen e rrugës për një tranzicion politik.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI