Flash

Shpërthimi i depozitës së karburantit në Tiranë/ Pamjet nga vendi i ngjarjes, banorët të tmerruar: Ishte si tërmet

Lapsi.al 9 September 2026

Pamjet nga shpërthimi i depozitës së karburantit, ‘Eida’ në zonën e Brrylit në Tiranë janë publikuar. Në pamje shihen flakë dhe banorë të tmerruar, të cilët kanë dalë në rrugë nga frika. Banorët janë shprehur se momenti i shpërthimit ishte si tërmet.

Konkretisht ka shpërthyer bombola e gazit ku furnizohen makinat, ndërsa në momentin e ngjarjes ka qenë edhe një automjet duke u furnizuar me gaz. Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuat tre punonjës të karburantit, të cilët po marrin ndihmë mjekësore. 

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke shkatërruar strukturën e karburantit, si edhe godinën njëkatëshe ku qëndronin punonjësit. Njëri prej punonjësve ka mbetur i bllokuar brenda godinës për disa minuta, por ndërhyrja e banorëve të zonës ka bërë të mundur nxjerrjen e tij, duke shmangur pasoja edhe më të rëndë, ndërsa flakët kishin përfshirë biznesin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI