Flash

2 të plagosur në Tiranë/ Policia jep detaje për ngjarjen

Lapsi.al 8 September 2026

Policia e Tiranës njoftoi se rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit Bledar Dauti, rreth 39 vjeç, dhe Dashamir Tahiri, rreth 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë.

“Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve” – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka gjetur mjetin e autorëve të braktisur pak metra larg vendit të ngjarjes. Ndërkohë që po këqyren kamerat e zonës për të identifikuar autorin ose autorët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI