Flash

Zbulohet cilët janë Tatiana, Sergei dhe Igor, miqtë e Ron Yeffet të gjithë nën hetim

Lapsi.al 8 September 2026

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në rrjetet sociale identitetet e personave me të cilët fliste izraelit Ron Yeffet në audio-përgjimin e publikuar nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Në audio-përgjim bashkëbiseduesit e Yeffet u identifikuan vetëm vetëm me emrat Sergei, Igor dhe Tatiana.   

Sipas gazetarit, Sergei është një ish-deputet ukrainas dhe tashmë tregtar armësh. Ai është Serhiy Pashinsky, ortak i Ihor Kotvitskyt në tregtinë e armëve. Sipas Çollakut ai është nën akuzë nga Ukraina për korrupsion në tregtinë e armëve. 

Edhe Igori, sipas të njëjtave burime është një ish-deputet ukrainas dhe tashmë tregtar armësh. Edhe për të thotë se është nën hetim nga NABU për korrupsion dhe pastrim parash.

Gruaja e Igorit, Anastasia Kucher, me origjinë hebreje është kapur në Hungari në 2022 me 28 milionë $ dhe 1.3 milionë € cash në bagazhin e veturës, sapo kishte kaluar kufirin ukrainas dhe ishte futur në territorin hungarez.

Ndërsa Tatiana është Tetiana Kotvitska që luante rolin e përkthyeses së Ronit me “partnerët” ukrainas dhe që komente edhe emisionin “Plug”. Ajo është kushërira e parë e ish-politikanit dhe biznesmenit kontravers ukrainas Ihor Kotvitsky. Është agjente imobiliare në Riad të Arabisë Saudite. ©LAPSI.al


Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI