Flash

Maskoheshin si punonjës teknikë, arrestohen dy grabitës serialë në Athinë

Lapsi.al 19 July 2026

Policia greke ka arrestuar dy anëtarë të një grupi kriminal, të dyshuar për kryerjen e vjedhjeve të shumta në banesa në zona të ndryshme të Atikës, duke përdorur një metodë mashtruese për të mos ngjallur dyshime.

Sipas autoriteteve, dy të huajt, 48 dhe 31 vjeç, vishnin jelekë pune reflektues dhe shtirreshin si punëtorë të ekipeve teknike, duke hyrë lirisht në ambientet e përbashkëta të pallateve pa tërhequr vëmendjen e banorëve apo administratorëve.

Grupi kriminal u çmontua nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimit në Athinë. Të dy u arrestuan më 16 korrik në zonën e Vulës, me ndihmën e efektivëve të njësisë DI.AS. Ndaj tyre janë ngritur akuza për krijim të organizatës kriminale, vjedhje të rënda, dhunë ndaj punonjësve publikë dhe shkelje të ligjit për të huajt.

Hetimet tregojnë se grupi kishte vepruar që nga muaji maj, duke kryer vjedhje me thyerje në banesa në periferitë veriore dhe jugore të Athinës, me synimin për të siguruar përfitime të mëdha financiare.

 

Sipas Policisë, autorët përdornin mjete të posaçme për të thyer dyert e banesave dhe merrnin bizhuteri, ora dore dhe para në dorë. Për të vështirësuar identifikimin e tyre, ata përdornin automjete me qira, të cilat i ndërronin në intervale të rregullta.

Autoritetet theksojnë se elementi më i veçantë i kësaj skeme ishte pikërisht maskimi si punëtorë teknikë, një metodë që u mundësonte të lëviznin pa dyshime brenda pallateve dhe të zgjidhnin objektivat e tyre me lehtësi.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI