Flash

Parandalohet atentati ndaj Preng Gjinit, arrestohet një person

Lapsi.al 19 July 2026

Policia e Shkodrës ka parandaluar një atentat të dyshuar ndaj Preng Gjinit, i cili më herët ka qenë objekt i një sulmi me eksploziv në vitin 2020 në Tiranë. Hetimet kanë zbuluar prova që dyshohet se lidhen me përgatitjen e një tjetër sulmi ndaj tij.

Një 38-vjeçar, Euglen Buraku, është arrestuar në flagrancë pasi u kap me lëndë plasëse të pajisur me mekanizëm shpërthimi në distancë. Gjatë kontrolleve, në telefonin e tij u gjet edhe një fotografi e Preng Gjinit, ndërsa ai lëvizte në zonën e Vaut të Dejës me një automjet me targa të dyshuara.

Në kuadër të hetimeve është identifikuar edhe një tjetër person i dyshuar, Eduard Përgjoka, 34 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Në banesën e tij në Rubik janë sekuestruar kapsolla detonatorë, telefona celularë dhe fara kanabisi. Të dy personat po hetohen për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera penale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI