Flash

Posta me 3 milion euro të vjedhura, drejtoresha me 3 funksione publike falë Partisë Socialiste

Lapsi.al 19 July 2026

Skandali i dyshuar i vjedhjes së rreth 3 milionë eurove në Postën e Durrësit ka nxjerrë në pah edhe pozicionet e shumta publike të drejtoreshës së filialit Elisabeta Mataj, e cila, përveç drejtimit të Postës, rezulton të ketë ushtruar edhe funksione të tjera në institucione publike.

Sipas dokumenteve, ajo ka qenë anëtare e Bordit të Autoritetit Portual Durrës (Vendimi nr. 4), si edhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit (Vendimi nr. 21), ndërkohë që njëkohësisht drejtonte edhe filialin e Postës Shqiptare në qytet.

Image

Image

Në të njëjtën kohë, bashkëshorti i saj, Fetao Mataj, rezulton të jetë koordinator i Partisë Socialiste për zonën e Porto Romanos në Durrës.

Një tjetër element që tërheq vëmendjen është se vetëm pak ditë më parë, në kuadër të operacionit për goditjen e abuzimeve me pronat në Durrës, u arrestuan Arianit Mataj dhe Viktor Mataj, të cilët janë vëllezërit e Fetao Matajt. Sipas autoriteteve, ata dyshohen për përfshirje në falsifikim dokumentesh dhe abuzime me pronat.

Deri në këtë fazë nuk ka asnjë të dhënë zyrtare që lidh procedimin penal ndaj familjarëve të bashkëshortit me çështjen e Postës. Megjithatë, fakti që në të njëjtin rreth familjar gjenden një drejtuese e një institucioni shtetëror, një funksionar politik lokal dhe dy persona të arrestuar në një tjetër dosje të bujshme ka shtuar interesin publik për transparencë dhe hetim të plotë nga organet kompetente.

Hetimet për skandalin në Postën e Durrësit vijojnë, ndërsa pritet që organet e drejtësisë të hedhin dritë mbi përgjegjësitë penale dhe administrative të secilit person të përfshirë.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI