Flash

Trafikani shqiptar i drogës i shpëton dëbimit nga Britania, gjykata mendon për gruan e tij

Lapsi.al 19 July 2026

Një trafikant shqiptar droge nuk do të dëbohet nga Britania e Madhe, pasi një gjykatë ka vendosur se kjo do të ishte “e rëndë” për partneren e tij.

Dardan Hoxhaj, 31 vjeç, i cili u kthye fshehurazi në Britani pasi ishte dëbuar në vitin 2018, do të lejohet të qëndrojë në vend, pasi gruaja e tij “nuk do të ishte në gjendje ta përballonte” situatën.

 
Një gjykatës vendosi se gruaja e Hoxhajt do të përballej me “probleme të konsiderueshme” nëse do të detyrohej të kthehej në Shqipëri së bashku me bashkëshortin e saj.

Në seancën e mbajtur në gjykatën e emigracionit, u tha se Hoxhaj “luan një rol kritik dhe të pazëvendësueshëm” në familjen e tij, pavarësisht të kaluarës së tij me trafikimin e drogës.

31-vjeçari hyri për herë të parë ilegalisht në Britani në vitin 2017, përpara se të dënohej për katër vepra penale të lidhura me drogën, për rolin e tij në një operacion trafiku droge me vlerë 750 mijë paund.

Ai u dënua me tre vite burg dhe u dëbua në Shqipëri në shtator të vitit 2018, por arriti të kthehej në Britani një muaj më vonë.

Hoxhaj qëndroi ‘jashtë radarit’ për tre vjet, derisa aplikoi për të qëndruar në Britani përmes Skemës së Zgjidhjes për Qytetarët e BE-së (EUSS).

Rezultati i këtij aplikimi nuk bëhet i ditur në dokumente, por Hoxhaj aplikoi sërish për të qëndruar në shtator të vitit 2023, duke u bazuar në të drejtat e njeriut. Aplikimi i tij i dytë u refuzua nga Ministria e Brendshme britanike vitin e kaluar, por ai tani është lejuar të qëndrojë pasi ankesa iu pranua në maj.

Avokati i Hoxhajt, tha se do të ishte “jashtëzakonisht e rëndë” që gruaja e tij të detyrohej të kthehej në vendin e saj të origjinës.

Në gjykatë, u tha se ajo vuan nga “stres kompleks post-traumatik, ankth dhe depresion” si pasojë e faktit se ka qenë viktimë e trafikimit. Gjithashtu avokati iu referua “kodit të rreptë të nderit” në Shqipëri, i cili, sipas tij, do ta bënte të vështirë riintegrimin e saj në vend.

Punonjësi social Paris Blake e përshkroi rolin e Hoxhajt në familje si “kritik dhe të pazëvendësueshëm”. Gjykatësja u informua se ai e ndihmon gruan e tij të qetësohet gjatë “sulmeve të panikut” dhe kujdeset për djalin, i cili vuan nga astma.

Hoxhaj “siguron gatim dhe pastrim të domosdoshëm, si dhe kohë pushimi për partneren e tij me probleme të shëndetit mendor”, u tha në gjykatë.

Një përfaqësues i Ministrisë e Brendshme, tha se gjykata e shkallës së parë “nuk kishte zbatuar standardin e duhur për vlerësimin e vështirësisë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI