Flash

Marjana Koçeku letër të hapur diplomatëve: Hetim dhunës policore ndaj studentëve dhe identifikim i personave civilë në protesta

Lapsi.al 19 October 2026

Marjana Koçeku letër të hapur diplomatëve: Hetim

Deputetja e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku, u ka drejtuar një letër të hapur përfaqësive diplomatike dhe institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, ku ngre shqetësimin për përdorimin e forcës nga Policia ndaj protestuesve, veçanërisht të miturve, ndalimet arbitrare dhe ndërhyrjet e personave me veshje civile pa shenja identifikimi policor.

Letra, e datës 16 tetor 2026, i është drejtuar Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prezencës së OSBE-së, Zyrës së Këshillit të Evropës, Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara, si dhe drejtuesve të misioneve diplomatike të akredituara në vend.

Në dokument, Koçeku shpreh shqetësimin për atë që e cilëson si përdorim të tepruar të forcës nga efektivët e Policisë, goditjen e protestuesve të shtrirë në tokë dhe keqtrajtimin e personave gjatë ndalimeve. Ajo ngre gjithashtu shqetësime për raportimet mbi shkeljen e të drejtave të personave të shoqëruar në komisariate.

Kërkon identifikimin e personave civilë në protesta

Një nga çështjet kryesore të ngritura në letër lidhet me ndërhyrjen e personave me veshje civile dhe pa shenja identifikimi policor, të cilët, sipas deputetes, kanë marrë dhe larguar me forcë protestues nga tubimet publike.

Koçeku kërkon që të bëhet i qartë identiteti i këtyre personave, kompetencat që ushtrojnë, baza ligjore mbi të cilën kanë vepruar, si dhe zinxhiri i komandimit që ka autorizuar ndërhyrjet e tyre.

Deputetja vë në pikëpyetje edhe mënyrën e planifikimit, drejtimit dhe mbikëqyrjes së operacioneve policore. Sipas saj, hetimet nuk duhet të kufizohen vetëm te përgjegjësia individuale e efektivëve të përfshirë, por duhet të shqyrtojnë edhe rolin e drejtuesve që kanë organizuar dhe mbikëqyrur operacionet.

Gjashtë kërkesa drejtuar përfaqësive ndërkombëtare

Përmes gjashtë kërkesave konkrete, Koçeku u bën thirrje përfaqësive diplomatike dhe institucioneve ndërkombëtare që të ndërmarrin hapa për trajtimin e shqetësimeve të ngritura.

Ndër kërkesat kryesore janë dënimi publik i dhunës policore, kërkimi i hetimeve të menjëhershme, të pavarura dhe të paanshme, si dhe garantimi i mbrojtjes së të drejtave të të miturve të ndaluar.

Ajo kërkon gjithashtu që këto shqetësime t’i përcillen qeverisë shqiptare përmes kanaleve diplomatike, të ndiqen rezultatet e hetimeve dhe të ketë monitorim ndërkombëtar për respektimin e të drejtave të njeriut.

Integrimi evropian dhe shteti i së drejtës

Në përfundim të letrës, deputetja thekson se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë duhet të shoqërohet me respektimin e lirive themelore, parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës.

Sipas Koçekut, mënyra se si institucionet shqiptare do të reagojnë ndaj pretendimeve për dhunë policore dhe ndaj ndërhyrjeve të personave të paidentifikuar do të përbëjë një tregues të rëndësishëm të angazhimit të vendit për përmbushjen e standardeve demokratike dhe evropiane.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI