Flash

Belind Këlliçi mesazh policëve: Shikoni vilat që po ndërton Skënder Hita për veten e tij(FOTO)

Lapsi.al 18 October 2026

Belind Këlliçi mesazh policëve: Shikoni vilat që po

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar në rrjetet sociale disa vila që janë në ndërtim dhe që sipas tij janë pronë e drejtorit të përgjithshëm të policisë, Skënder Hita. Sipas Këlliçit, nëse SPAK nuk e arreston Hitën për dhunën ndaj të miturve, ndëshkimi do t'i vijë nga pasuria që do të verifikohet në të ardhmen.

Në një mesazh për të gjithë policët që kanë rrahur të miturit dhe studentët në protestë, Këlliçi shkruan: "Kur të ngrini dorën kundër rinisë sot, mendoni që Skënder Hitaj nuk ju urdhëron për të mbrojtur rendin dhe sigurinë, por për të mbrojtur vilat e veta".

Mesazhi i Belind Këlliçit në rrjetet sociale

Sot është koha që shqiptarët të njihen edhe me vilat e Skënder Hitës   

Dua ti drejtohem punonjësve të Policisë së Shtetit, atyre që paguhen më pak se çdo koleg në rajon dhe europë, atyre që nuk u paguhen orët shtesë, atyre që u vidhen ditetat, uniformat, por dhe e ardhmja e fëmijëve, njësoj si ata të rinj që kanë mbushur bulevardin.

Kur të ngrini dorën kundër rinisë sot, mendoni që Skënder Hitaj nuk ju urdhëron për të mbrojtur rendin dhe sigurinë, por për të mbrojtur vilat e veta.

PO PO PO! Pikërisht këto vilat që shihni këtu në foto.

Kur ju rropateni me turne 12 orëshe, ai shton katet e vilave.

Sa për ty Skënder Hita, sot kemi vetëm një mesazh.

SPAK ndoshta nuk do të të arrestojë për dhunën kafshërore që po ushtron ndaj rinisë, për arrestimet e jashtëligjshme që po u bën minorenëve, për kriminelet me maska që ke nxjerrë rrugëve të ushtrojnë terror!

Por, të garantoj se janë këto vila që do të të bashkojnë me shokët në Durrës, shumë shpejt! Karrigja dhe kolltuku i pushtetit nuk janë të përjetshëm. Fytyra dhe cipa po.

Por këtë ju s’keni si ta kuptoni!

Ne jemi në krahë të rinisë dhe studentëve dhe koha juaj ka mbaruar! 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI