Flash

Të shtëna armësh në Dukagjin, 2 të vrarë dhe 1 i plagosur

Lapsi.al 23 August 2026

Një ngjarje e rëndë raportohet në këto momente nga policia e Shkodrës. Të shtëna armësh janë raportuar në zonën e Dukagjinit.

Sipas të njëjtave burime bëhet fjalë për 2 të vrarë ndërsa një tjetër është plagosur. Viktimat janë babë e bir të identifikuar si Lek Gjoni dhe Prel Gjoni ndërsa i plagosur ka mbetur Lazër Bashi. 

Janë të paqarta rrethanat ndërsa policia është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Situata vështirësohet edhe nga terreni i thellë malor. Zona e Dukagjinit ndodhet disa orë larg Shkodrës, ndërsa mungesa e valës telefonike në disa pjesë e bën të vështirë komunikimin dhe marrjen e informacionit të plotë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI