Flash

Greqi/ Vrasësi 48-vjeçar ishte i martuar, zbardhen dëshmitë e bashkëshortes së tij dhe nënës së gruas që mbeti viktimë

Lapsi.al 23 August 2026

Dritë të reja po dalin mbi krimin e rëndë të ndodhur në Nea Smyrni, ku 48-vjeçari Altin Allmuça qëlloi për vdekje 45-vjeçaren Julieta Obzova dhe më pas u vetëvra. Nga verifikimet e fundit të autoriteteve greke mësohet se autori i krimit ishte i martuar dhe baba i një fëmije.

Sipas raportimeve nga mediat greke, bashkëshortja e 48-vjeçarit është marrë tashmë në pyetje nga policia, ku ka deklaruar se nuk kishte asnjë dijeni për ndonjë marrëdhënie paralele të tij me 45-vjeçaren.

Në kuadër të hetimeve, Policia ka zhvilluar kontrolle të imtësishme në banesën e Allmuçës në zonën e Tavrosit, duke sekuestruar pajisje elektronike, dokumente dhe celularët e të dy viktimave. Hetuesit po ekzaminojnë aktivitetin online dhe komunikimet e tyre të fundit për të përcaktuar nëse ka pasur përplasje apo takime që mund të çonin në këtë akt tragjik.

Nga ana tjetër, nëna e Julieta Obzovës ka folur mes lotësh para gazetarët, duke treguar se lajmin tragjik e kishte mësuar nga vajza e saj tjetër pak pas ngjarjes. Ajo tha se 45-vjeçarja ishte e ndarë prej kohësh nga ish-bashkëshorti i saj dhe se kurrë nuk i kishte folur për ndonjë lidhje të re dashurie apo për shqetësime. Autoritetet po vijojnë analizimin e provave për të përcaktuar me saktësi natyrën e marrëdhënies mes tyre dhe motivin që e shtyu 48-vjeçarin drejt vrasjes.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI