Flash

Përdorimi i hireve të Jola Hysës si një marionetë e Ramës

Ish kamikazja e deklaratave kunder Rames ne PD po e mbron ate sot nga armiqte e jshtem te Global Sumud Flotilla

Lapsi.al 23 August 2026

 

Jola Hysajn pak kush e njeh. Por ata që e kanë parë apo dëgjuar e mbajnë mend si një grua që donte të përdorte hiret e saj për të bërë karrierë politike. Dështoi ta arrinte këtë nën dikatin e Flamurit në PD, ndonëse nuk la fjalë pa recituar nga ato që i shkruanin kundër Ramës dhe qeverisë nga tribuna e selisë blu. 

Pasi nuk pati sukses gjeti vendin që i takon: në rilindje. Deri këtu nuk ka gjë të jashtëzakonshme. E ka bërë edhe Dash Sula, i cili zhveshi përparëset ironike dhe flaku domatet e patëllxhanet që shpinte në kuvend për t'i zëvendësuar me një post administrate.

Po kështu dhe Jola u bë Drejtoreshë e Agjensisë së Turizmit në vend të Zana Çeles.

Kur kapërceu ylberin, nga një parti te tjetra, tha se mbetej e djathtë dhe se vetë Rama i kishtë kërkuar të mos bëhej socialiste. Por ajo u bë më keq, një shërbëtore lëpirëse. Një nga aktet e para si zyrtare e re ishte të demaskonte aktivistët e flotiljes Global Sumud Flotilla, e cila u nis nga Brindizi drejt Vlorës për të protestuar kundër investimeve okulte në Sazan dhe Zvërnec.

Ajo mori urdhër të dilte t'i priste aktivistët por qëllimi i saj i vërtetë ishte demaskimi i tyre. Dhe pasiu u uroi mikpritjen në Vlorë ajo botoi një tekst të gatshëm që ia kishin përgatitur ku shkruhej: 

"Unë jam Jola, drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë.

Po kthehem nga Vlora, ku shkova personalisht në port për të pritur delegacionin e Global Sumud Flotilla, mbërritja e të cilit ishte njoftuar në Instagram me gjithë solemnitetin që i rezervohet një ekspedite të madhe ndërkombëtare të nisur për të shpëtuar Sazanin.

....Në port, epopeja digjitale, e përcjellë madje edhe nga ANSA, u materializua në një duzinë njerëzish dukshëm të çoroditur, që ngjanin më shumë me një grup të arratisur nga shtëpia sesa me pararojën e revolucionit planetar të paraqitur në rrjetet sociale".

Regjisori i gjithë kësaj maskarade, Edi Rama më parë kishte bërë një postim në të njëjtën linjë: 

“Ehhhhh… këta revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës si djalli temianit, po ndërkohë çoroditën dynjanë me marrëzitë e tyre.

Gjithësesi, një kompliment Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrisë së Kulturës e Turizmit për ‘pritën’ e bukur që u bënë çlirimtarëve të Sazanit”

, ka shkruar Rama.

Tani, kuptohet lehtë se cili është regjizori i lëvizjeve dhe fjalëve të Jolës. Ai që pasi e yshti të distancohej nga sharjet kundër tij i dha lirinë për të mos u bërë socialiste. Por ajo u bë edhe më keq: një mërionetë e përdorshme, që pasi tradhëtoi armiqtë e brendshëm të udhëheqësit, tani po lufton edhe me ata të jashtmit.

LAPSI.AL  

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI