Flash

Aksidenti tragjik në Manëz, humb jetën pas 4 ditësh edhe 16-vjeçari

Lapsi.al 23 August 2026

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi katër ditë më parë në Manëz. 

16-vjeçari Klevis Dervishi, i cili mbeti i plagosur rëndë nga përplasja, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Ai ndërroi jetë pas katër ditësh në Spitalin e Traumës, ku ndodhej nën kujdesin e mjekëve.

Në aksident humbën jetën gjithashtu Kleo Vrioni, drejtuesi i automjetit, partnerja e tij Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka qenë në gjendje të dehur dhe po lëvizte me shpejtësi të lartë. Këto rrethana dyshohet se kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit dhe përplasjen fatale.

Me ndarjen nga jeta të 16-vjeçarit, bilanci i aksidentit tragjik shkon në katër viktima.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI