
Shumë qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, pranë hyrjes së Kuvendi i Republikës së Kosovës, në vazhdim të protestës për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, raporton Ekonomia Online.
Qytetarët po qëndrojnë në hapësirën para Kuvendit, ndërsa protesta po vazhdon me kërkesën që deputetët ta votojnë ligjin në lexim të dytë. Policia ka shtuar praninë dhe masat e sigurisë përreth institucioneve.
Revoltën e tyre ndaj zhvillimeve të fundit e kanë shprehur duke gjuajtur mjete piroteknike drejt hyrjes së Kuvendit, ku po qëndrojnë njësitet policore të Kosovës.
Kujtojmë që plotësim ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara në lexim të dytë nuk është sjellë në Kuvend.