Flash

IKMT gjobit me 2 milionë lekë një subjekt për ndërhyrje të paligjshme në lumin e Valbonës

Lapsi.al 30 June 2026

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin e Sh. Mulosmani. Ai shfrytëzonte shtratin e lumit të Valbonës për të nxjerrë materiale inerte, në kundërshtim me ligjin. Sipas njoftimit zyrtar, inspektimi u krye pas denoncimeve për aktivitet të paligjshëm në zonë. Gjatë verifikimeve në terren, inspektorët konstatuan shkeljet dhe vendosën, përveç gjobës, edhe pezullimin e aktivitetit deri në pajisjen e subjektit me lejen përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi.

IKMT bëri me dije se subjekti është urdhëruar gjithashtu të korrigjojë shkeljet e konstatuara dhe të eliminojë pasojat e shkaktuara nga ndërhyrja në shtratin e lumit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI