Flash

Kuvend/ PD vijon me bojkotin, ‘bie’ interpelanca Tabaku-Malaj

Lapsi.al 16 July 2026

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e fundit plenare të këtij sezoni parlamentar.  Seanca do të hapej me një interpelancë të kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, me ministrin e Financave, Petrit Malaj. Megjithatë, PD ka paralajmëruar se do të vijojë bojkotin e Kuvendit derisa mazhoranca të marrë në shqyrtim kërkesat e protestuesve.

Deputetët pritet të votojnë një sërë projektligjesh që lidhen me bujqësinë, akuakulturën, menaxhimin e kimikateve dhe mbrojtjen e tokës bujqësore. Në rend dite janë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë huanë me BERZH për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Një pjesë e madhe e seancës do t'i kushtohet miratimit të rezolutave për veprimtarinë e institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025, mes tyre KQZ, Banka e Shqipërisë, AKEP, AMA, RTSH, ERE, INSTAT dhe ILDKPKI. Mbetet për t'u parë nëse para Kuvendit do të zhvillohet protestë, si në seancat e mëparshme, si dhe nëse deputetët e opozitës do t'i japin fund bojkotit, pas debateve të brendshme që kanë shoqëruar këtë vendim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI