Flash

Vlorë, humb jetën i paraburgosuri nga Maqedonia e Veriut (Emri)

Lapsi.al 16 July 2026

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Institucioni i Paraburgimit në Vlorë, ku një person nën masën e sigurisë ka ndërruar jetë. Sipas informacioneve paraprake, i paraburgosuri ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë kohës që ndodhej në qeli.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht ka mbërritur aty pa shenja jete.

54 vjeçari Blerim Lena nga Maqedonia e Veriut gjendej në paraburgim. Ai ishte arrestuar për prodhim dhe shitje narkotikësh në muajin prill 2026.

Ndërkohë, rrethanat e sakta të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës së tij mbeten ende të paqarta. Pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet përkatëse dhe raporti mjekoligjor për të zbardhur dinamikën e këtij rasti. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI