Flash

PD përmbyll zgjedhjet në forumet drejtuese/ Noka rikonfirmohet sekretar, ja emrat e rinj të nënkryetarëve dhe sekretarëve

Lapsi.al 16 July 2026

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e votimit për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese, duke përcaktuar emrat që do të mbajnë postet e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të partisë, si dhe drejtuesve të Sekretariateve dhe Komisionit të Apelimit. 

Në përfundim të procesit të numërimit, rezultatet e shpallura janë si më poshtë, Sekretar i Përgjithshëm:  Flamur Noka: 184 vota, Saimir Korreshi: 84 vota.

Gara për nënkryetarë u zhvillua përmes votimit për kandidatët e propozuar në çifte, ku rezultatet janë, Belind Këlliçi 177 vota përballë Luçiano Boçit 113 vota. Nikola Kedhi 174 vota përballë Jonathan Pano 101 vota,  Erisa Bajaziti 193 vota përballë Besa Manaj 69 vota.

Ky proces shënon një riorganizim të rëndësishëm në hierarkinë e Partisë Demokratike, me zyrtarizimin e emrave që do të drejtojnë strukturat kryesore në periudhën në vijim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI