Flash

Përplasen dy automjete në autostradën Lushnje-Fier, njëri nga shoferët përfundon në spital

Lapsi.al 16 July 2026

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Lushnjë–Fier, pranë kryqëzimit të njohur si "Pushimi i Shoferit". Dy automjete u përplasën, ndërsa një person mbeti i plagosur. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen ka hyrë në kryqëzim nga rruga dytësore e Divjakës. Në atë moment, ai është përplasur me një minifurgon që po lëvizte në drejtim të Fierit.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i Volkswagen-it u transportua me ambulancë në spitalin e Lushnjës. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Përplasja ka shkaktuar trafik të rënduar, me radhë automjetesh për disa kilometra në korsinë drejt Fierit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI