Flash

Kurti fitoi zgjedhjet në Kosovë, po a qeveris dot pa koalicion

LVV ka marrë sërish mbështetjen më të madhe në votime, me rreth 43.05% të votave, por kësaj radhe në parlament do të hyjë me 7-9 deputetë më pak se në dhjetorin e kaluar

Lapsi.al 8 June 2026

Partia Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka festuar në orët e vona të mbrëmjes pas daljes së rezultateve paraprake të votimit.

 

Sipas tyre Vetëvendosje ka marrë sërish mbështetjen më të madhe në votime, me rreth 43.05% të votave, por kësaj radhe në parlament do të hyjë me 7 -9 deputetë më pak se në dhjetorin e kaluar.

Forcë e dytë mbetet PDK me 21.23% të votave e rritur shumë lehtë në vota. LDK paraprakisht llogaritet se ka fituar 17.68 % të votave me një rritje prej gati 4%.

LDK, lista e së cilës u drejtua nga ish-Presidentja Vjosa Osmani, ka parë rritjen më të madhe nga partitë e opozitës. Ajo sipas DNV do të çojë në parlament 20 deputetë, 5 më shumë sesa legjislatura e fundit.

Në mitingun e fitores, kryeministri Kurti i zbuti tonet dhe deklaroi se gjatë javëve në vijim do të mbajë takime me partitë e tjera politike. Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e koalicionit do të bashkëpunojë me secilën parti, duke lënë të hapur idenë e bashkëqeverisjes.

“Natyrisht se gjatë javëve në vijim do të komunikojmë, do t’i takojmë e do të bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI