Flash

Reuters zbardh fjalimin e Trump në NATO: Ne duam të jemi pjesë e juaja, e ndjeva dashurinë që keni

Lapsi.al 8 July 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka garantuar aleatëve të NATO-s se Uashingtoni do të vazhdojë të jetë pjesë e Aleancës Atlantike.

Deklarata është bërë gjatë takimit me dyer të mbyllura të liderëve në samitin e NATO-s në Ankara, sipas burimeve të cituara nga Reuters.

 
Sipas një burimi, Trump u është drejtuar homologëve të tij me fjalët: “Ne duam të qëndrojmë me ju”, duke dhënë një mesazh qetësues për të ardhmen e rolit të SHBA-së në aleancë.

Gjatë samitit, presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të vazhdojnë furnizimin me armë për vendet aleate. Burimet bëjnë të ditur se ai nuk shpalli përfundimin e marrëveshjes së përkohshme të armëpushimit me Iranin dhe nuk përmendi as çështjen e Groenlandës, e cila në të kaluarën kishte krijuar tensione mes SHBA-së dhe disa vendeve anëtare të NATO-s.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut, Trump mori sërish fjalën dhe, sipas një burimi aleat të cituar nga ANSA, u shpreh se ishte “shumë i impresionuar” nga deklaratat e liderëve të NATO-s.

“E ndjeva dashurinë në këtë dhomë”, mësohet të ketë thënë presidenti amerikan, duke shtuar se do të kishte dashur që edhe mediat të ishin të pranishme për të parë atmosferën e takimit.

Në deklaratën përfundimtare të samitit, krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s njoftuan se janë miratuar mbi 50 miliardë dollarë kontrata të reja për sektorin e mbrojtjes.

Liderët u angazhuan gjithashtu të rrisin kapacitetet e përbashkëta prodhuese ushtarake dhe të bashkëpunojnë më ngushtë me industrinë e mbrojtjes për të përshpejtuar inovacionin teknologjik.

Në dokumentin përfundimtar theksohet gjithashtu se aleatët do të vazhdojnë të punojnë për eliminimin e barrierave tregtare në sektorin e mbrojtjes mes vendeve anëtare, si dhe për forcimin e partneriteteve industriale në kuadër të NATO-s.

Në deklaratën finale, udhëheqësit e Aleancës Atlantike riafirmuan angazhimin e tyre të plotë ndaj nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit, i cili parashikon se një sulm ndaj një vendi anëtar konsiderohet sulm ndaj të gjithë aleancës.

“Një sulm ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve. Uniteti, solidariteti dhe forca jonë kolektive mbeten themeli i paqes, sigurisë dhe prosperitetit për rreth një miliard qytetarë të vendeve të NATO-s”, thuhet në deklaratën përfundimtare.

Liderët ritheksuan gjithashtu se aleanca do të vazhdojë të ndjekë një qasje të plotë 360-gradëshe për forcimin e aftësive parandaluese dhe mbrojtëse përballë sfidave të reja të sigurisë globale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI