Flash

Drogë mes trëndafilave në Athinë/ Sekuestrohen 100 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia

Lapsi.al 10 September 2026

Rreth 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar në aeroportin e Athinës, pasi droga ishte fshehur në një ngarkesë me trëndafila të freskët të ardhur nga Kolumbia. Skai.gr shkruan se operacioni është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, në bashkëpunim mes autoriteteve greke dhe agjentëve amerikanë të DEA-s. 
Gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa mes tyre dyshohet se ka edhe shtetas shqiptarë. Sipas hetimeve paraprake, kokaina ishte kamufluar mes luleve, me qëllim shmangien e kontrolleve dhe futjen e saj në territorin grek.

Autoritetet po hetojnë për të zbuluar personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë në trafikun e drogës, si dhe destinacionin ku ishte planifikuar të dërgohej ngarkesa. Policia Greke dhe DEA vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë rrjetin e dyshuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI