Flash

Izraeli vret një komandant të Hamasit në Gaza

Lapsi.al 5 October 2026

Izraeli vret një komandant të Hamasit në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë në Rripin e Gazës një komandant të njësisë elitare “Nukba” të Hamasit, i cili, sipas saj, kishte marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

Sipas ushtrisë izraelite, komandanti ishte pjesë e forcave që u infiltruan në territorin izraelit gjatë sulmit të 7 tetorit. Në atë sulm u vranë rreth 1,200 persona dhe 251 të tjerë u morën peng dhe u dërguan në Gaza, sipas autoriteteve izraelite.

Ushtria pretendon se komandanti i vrarë po përgatitej për sulme të tjera ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë dhe po punonte për rikthimin e kapaciteteve të Hamasit. Izraeli e ka cilësuar këtë aktivitet si shkelje të armëpushimit.

Armëpushimi mes palëve është në fuqi që prej tetorit 2025, megjithëse Izraeli ka vijuar të kryejë sulme ajrore në Gaza, duke deklaruar se objektivat janë anëtarë të Hamasit. Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se personat e përfshirë në sulmin e 7 tetorit do të ndiqen nga Izraeli.

“Nuk do të ketë qeveri të Hamasit në Gaza”, deklaroi Netanyahu, duke shtuar se personat që morën pjesë në sulmin ndaj Izraelit dhe mbajtën peng izraelitë do të ndiqen dhe kapen.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI