Flash

Meloni regjistron zërin, për t’u mbrojtur nga videot e manipuluara

Lapsi.al 5 October 2026

Meloni regjistron zërin, për t’u mbrojtur nga videot e

Pas rasteve të shumta të manipulimit të imazhit dhe përdorimit të teknologjisë së inteligjencës artificiale për krijimin e përmbajtjeve të rreme, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka ndërmarrë një tjetër hap për të mbrojtur identitetin e saj.

Kryeministrja Italiane ka depozituar ne Zyren e Bashkimit Europian per Pronesine Intelektuale kete te hene , një regjistrim audio prej rreth katër sekondash, në të cilin shqipton dy herë frazën “Unë jam Giorgia Meloni”.

 
Kërkesa synon regjistrimin e këtij materiali si markë zanore, me qëllim krijimin e një instrumenti shtesë ligjor kundër përdorimit të paautorizuar të zërit dhe klonimit të tij përmes inteligjencës artificiale. Sipas dokumentacionit të  Zyres se Bashkimit Europian per Pronesine Intelektuale , kërkesa është aktualisht ende në shqyrtim dhe nuk është miratuar përfundimisht.

Nëse kërkesa miratohet, mbrojtja do të lidhet me shenjën zanore të depozituar dhe përdorimet përkatëse të përcaktuara në aplikim. Ajo nuk do të thotë se çdo imitim i zërit të kryeministres do të ndalohet automatikisht, por mund t’i japë asaj një bazë shtesë ligjore për të kundërshtuar përdorime të caktuara të paautorizuara, përfshirë ato në përmbajtje të krijuara me inteligjencë artificiale.

Regjistrimi është i lidhur me disa kategori shërbimesh, përfshirë përmbajtje multimediale të shkarkueshme, aktivitete kulturore dhe organizimin e manifestimeve politike. Kërkesa është paraqitur nëpërmjet një kompanie të specializuar në pronësinë intelektuale.

Hapi i Melonit vjen në një kohë kur teknologjitë e klonimit të zërit mund të krijojnë audio shumë bindëse me vetëm pak materiale zanore. Në rastin e një figure politike, një regjistrim i rremë mund të përdoret për të krijuar deklarata që personi nuk i ka bërë kurrë, duke e bërë fenomenin veçanërisht problematik në periudha zgjedhore.

Meloni ka qenë më herët objekt i përmbajtjeve të manipuluara me inteligjencë artificiale. Në vitin 2024, ajo ndërmori edhe një aksion ligjor lidhur me materiale pornografike të krijuara me deepfake, ndërsa ka folur publikisht për rrezikun që inteligjenca artificiale të përdoret për mashtrim dhe dezinformim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI