Flash

Ishin bashkë në varkë/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane

Lapsi.al 28 June 2026

Vazhdojnë kërkimet për Luigi Cavallari, bashkëshortin e ministres italiane për Familjen, Lindshmërinë dhe Mundësitë e Barabarta, Eugenia Roccella. Ai rezulton i zhdukur që nga ora 18:00 e së shtunës, 27 qershor, në ujërat e Liqenit Vico, në zonën e Viterbos. 

Ata ishin duke kaluar një pasdite relaksi dhe kishin marrë një barkë për të lundruar. 84-vjeçari hyri në ujë për t’u freskuar, por pasi u pa të dilte një herë në sipërfaqe, më pas humbi nga shikimi. Nuk është e qartë nëse ai pësoi ndonjë problem shëndetësor apo ndodhi ndonjë incident në ujë. E paqartë është edhe nëse ai hyri vetë në ujë apo u rrëzua nga varka. Hetuesit kryen gjithashtu inspektime të varkës së vogël ku ndodhej çifti.

Njësitë speciale të zhytjes nga Departamenti i Zjarrfikësve të Napolit mbërritën në vendngjarje gjatë natës dhe mëngjesin e së dielës, rreth orës 6:00 të mëngjesit. Operacionet vazhduan gjatë gjithë ditës me kërkime vizuale dhe instrumentale, duke përdorur ROV (Automjete me telekomandë), sonda të pajisura me kamera dhe kamera me imazhe termike.

Ishte vetë ministrja që dha alarmin dje pasdite, rreth orës 17:30 duke aktivizuar ekipet e shpëtimit. Ekspertët po e kërkojnë me kujdes liqenin, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë të tij. Ngjarja ndodhi vetëm pak metra larg nga shumë notarë që kishin vendosur të kalonin pasditen e së shtunës në liqen. Pasi u nxor në breg, ministrja Eugenia Roccella u dërgua në shtëpi në provincën e Viterbos, ndërsa kërkimet vazhdojnë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI