Flash

Rrëmbeu vajzën 6-vjeçare në Majorka dhe u largua drejt Kosovës, arrestohet 43-vjeçari

Lapsi.al 28 June 2026

Një shtetas spanjoll është arrestuar në Kosovë, pasi dyshohet se ka rrëmbyer një vajzë 6-vjeçare në Majorka dhe më pas është larguar nga Spanja.

Sipas mediave të huaja, 43-vjeçari e mori të miturën nga ishulli i Majorkës dhe iku nga vendi, duke e fshehur fillimisht në bagazhin e makinës së tij për të shmangur zbulimin. Pasi u largua nga Spanja, autoritetet humbën gjurmët e tij. Gjatë hetimit, u zbulua se i dyshuari kishte mbyllur llogaritë bankare, kishte fshirë profilet në mediat sociale dhe kishte ndryshuar pamjen e tij fizike për ta bërë më të vështirë identifikimin. Falë bashkëpunimit midis autoriteteve nga disa vende evropiane dhe Policisë së Kosovës, u konfirmua se babai dhe vajza ishin në Kosovë.

Më 24 qershor, Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin dhe gjeti edhe vajzën 6-vjeçare, e cila ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Pas operacionit, fëmija iu besua institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e të miturve, ndërsa shtetasi spanjoll u mor në paraburgim në pritje të procedurave gjyqësore dhe një vendimi për ekstradim të mundshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI