Flash

MABCO i kërkon qeverisë zhbllokimin e Aeroportit të Vlorës: “Po pengohet zbatimi i vendimit të Gjykatës së Lartë”

Lapsi.al 28 June 2026

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë publike një letër zyrtare që kompania MABCO Construction SA i ka drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit për të mundësuar rifillimin e punimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Në reagimin e tij, Pacolli thekson se letra publikohet “për hir të transparencës” dhe se synimi është të lejohet hyrja në terminal e specialistëve dhe nënkontraktorëve të MABCO-s, në mënyrë që të përfundojnë punimet e mbetura dhe të nisë procesi i certifikimit të aeroportit.

“Siç tashmë është e njohur, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë ka konstatuar paligjshmërinë e masave që penguan ushtrimin e të drejtave të MABCO-s, duke rrëzuar vendimet mbi të cilat u mbështet bllokimi i projektit. Pavarësisht kësaj, edhe sot vazhdon të pengohet hyrja në kantier dhe zbatimi i plotë i vendimit të Gjykatës së Lartë”, shkruan Pacolli.

Në letrën drejtuar ministrit të Infrastrukturës, Enea Karakaçi, MABCO pretendon se prej më shumë se gjashtë javësh hyrja në aeroport dhe në terminal vazhdon të bllokohet nga roje private, mjete të rënda dhe barrikada të vendosura nga grupe që, sipas kompanisë, “veprojnë pa asnjë bazë ligjore”. Kompania pretendon se gjatë kësaj periudhe kantieri ka qenë nën kontroll de facto të këtyre grupeve, ndërsa situata është zhvilluar “në prani të Policisë së Shtetit, pa u rivendosur ligjshmëria dhe pa u mundësuar zbatimi i vendimit të Gjykatës së Lartë”.

Sipas MABCO-s, periudha e bllokimit ka sjellë dëmtime në asetet e projektit, zhdukje pajisjesh dhe vonesa që rrezikojnë përfundimin e investimit dhe procesin e certifikimit të aeroportit.

Për këtë arsye, kompania i kërkon ministrisë të ndërhyjë për “largimin e menjëhershëm të çdo pengese të paligjshme, rikthimin e kontrollit ligjor mbi kantierin dhe krijimin e kushteve që MABCO të rifillojë menjëherë punimet”.

Pacolli thekson se kompania është e gatshme të mobilizojë menjëherë stafin, ekspertët dhe nënkontraktorët për riparimin e dëmeve, përfundimin e punimeve dhe nisjen e procedurave të certifikimit.

“Ne besojmë se transparenca, respektimi i ligjit dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore janë rruga e vetme për të përfunduar këtë investim strategjik në interes të qytetarëve dhe të Republikës së Shqipërisë”, përfundon reagimi i biznesmenit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI