Flash

Humb celulari i sekuestruar në burgun Fierit, pezullohen 4 gardianë

Lapsi.al 3 September 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetimet për katër punonjës të burgut të Fierit. Shkak për këtë është bërë humbja e një telefoni celular që ishte raportuar dhe përpiluar raporti i incidentit.

Telefoni u gjet në 24 qershor të këtij viti në qelinë e të burgosurit K.C, dhe ky i fundit ka pranuar autorësinë.

Njoftimi i AMSEVP:

Njoftim nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, janë kryer veprime me metoda speciale të hetimit në funksion të procedimit penale nr. 1118/2026, në lidhje me ngjarjen e datës 24.06.2026 të ndodhur në IEVP Fier, ku AMSEVP është njoftuar se nga kontrolli që ka ushtruar në dhomën ku vuan dënimin shtetasi i burgosur K.C, u gjetën një aparat i dyshuar celular për të cilin i burgosuri ka pranuar autorësinë.

Gjatë kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP është konstatuar se në vendngjarje mungonte prova materiale telefon celular, për të cilin ishte raportuar dhe përpiluar raporti i incidentit.

Në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka vendosur:

-masën e sigurimit personal 'arrest me burg' për shtetasit e paraburgosur K.C dhe B.P,

si dhe masat e sigurimit personal "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", "ndalimi i daljes jashtë shtetit" dhe "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" për shtetasit:

1. M.B, me detyrë përgjegjës i godinës B dhe C

2. E.H, me detyre punonjës i rolit bazë në sektor, Godina A

3. S.H, me detyre punonjës i rolit bazë në sektor, Godina A

4. J.M, me detyre punonjës i rolit bazë në sektor, Godina A

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI