Flash

Kosovë/ Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

Lapsi.al 3 September 2026

Një person është arrestuar për krime lufte dhe është dërguar në ndalim për 48 orë, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës. I dyshuari, R.K., u arrestua në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për krime lufte në Zubin Potok. Ai dyshohet për veprën penale: “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Në tri varreza masive në këtë komunë në veri të Kosovës, janë gjetur mbetjet mortore të së paku 23 personave. Lidhur me gjetjen e varrezave masive, autoritetet më herët kanë njoftuar për arrestimin e tre personave të tjerë, të cilët gjenden në paraburgim.

Prokuroria Speciale tha se brenda afatit ligjor do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit edhe për R.K. Në Kalludër të Vogël dhe Jabukë të Zubin Potokut, gërmimet nisën në korrik dhe më 21 gusht autoritetet njoftuan për përfundimin e procesit të gërmimeve dhe zhvarrosjeve të mbetjeve mortore në tri lokacione.

Dhjetë mbetje kockore, ndërkaq, veçse janë dërguar në Hagë për identifikim përmes ADN-së.

 

Autoritetet në Kosovë dyshojnë se mbetjet mortore të gjetura në varrezat masive në Kalludër të Vogël dhe në Jabukë të Zubin Potokut mund t’i përkasin “grupit të intelektualëve të Mitrovicës”.

Grupi prej 23 personash është i zhdukur që nga 19 prilli i vitit 1999. Në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profile të tjera.

Prokuroria Speciale ka thënë se rasti i 23 personave të zhdukur është trajtuar që shtatë vjet dhe provat e mbledhura deri tani çojnë hetimin drejt tyre, por vetëm përmes identifikimit me ADN do të vërtetohet nëse bëhet fjalë për ta.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.

Kosova ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe qasje në arkivat ushtarake që sipas autoriteteve mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme. /REL 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI