Flash

Bllokimi i 200 llogarive të protestës në Instagram/ Rama: Nuk e bëra unë

Lapsi.al 3 September 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportimeve për bllokimin e rreth 200 llogarive në rrjete sociale të personave që kanë pasqyruar protestën. Me anë të një postimi në "X", Rama ka sulmuar grupimin e Demokratëve Evropianë, të cilët thanë se qeveria duhet të japë përgjigje në lidhje me mbylljen e profileve në rrjete sociale.

Në postimin e tij, Rama iu referohet si “agjitatorë”, të cilët sipas tij kanë publikuar një insinuatë të turpshme. Kryeministri mohon se qeveria e tij ka gisht në çaktivizimin dhe kufizimin e llogarive në rrjete sociale, duke pretenduar se nuk kanë as kapacitetin për të kryer një operacon të tillë.

“Si mund ta quajnë veten demokratë këta agjitatorë, ndërkohë që publikojnë një aludim kaq të paturpshëm vizual? Kam jetuar me lojërat e fajësimit dhe turpit të kundërshtarëve të mi për aq kohë sa kam qenë në politikë.

Por kur kjo formë e ulët propagande vjen nga njerëz që parakalojnë si demokratë evropianë, është vërtet për të ardhur keq. Po sikur e gjithë kjo dredhi të vijë nga të njëjtat burime dashakeqe që nxitën të ashtuquajturin “Revolucion Flamingo”, shumë prej të cilëve nxitën edhe kaosin në Ceuta?

Pse? E thjeshtë: t’i japim jetë një “revolucioni” që tashmë është shuar. A nuk ka kuptim kjo? Sigurisht që po. Por me sa duket jo vetëm për këta demokratë në emër.

Pra, le të jem absolutisht i qartë: ne nuk kemi të bëjmë fare me çaktivizimin ose kufizimin e ndonjë llogarie në mediat sociale, as nuk kemi aftësinë teknike për të kryer një operacion të këtij lloji. Turp për të gjithë këtë bandë dështimesh që përhapin gjëra të tilla të pakuptimta????“" - shkruan Rama. 

Kurse kujtdo që flet shqip dhe shpërndan nëpër kanalet sociale dozën e helmit të radhës, kësaj radhe për këtë censurën e sofistikuar të profileve, i them se në qoftë e vërtetë kjo punë, jo vetëm regjimi im diktatorial që nuk ka ndaluar asnjë lloj proteste dhe ka përballuar me buzëqeshje tërë lumenjtë e sharjeve me libër shtëpie poshtë dritares, s’ka asnjë lidhje në këtë mes, por për më tepër, as ky shtet dhe as shumica dërmuese e shteteve të këtij planeti, nuk kanë asnjë kapacitet që ta bëjnë një gjë të tillë" - shkruan Rama në “X”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI