Flash

Hetimet ndaj Ballukut, merret në pyetje nga SPAK biznesmeni Alban Eftimi

Lapsi.al 3 September 2026

Alban Eftimi, biznesmeni i kompanisë së arkitekturës “Atelier 4”, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka dhënë dëshminë e tij në kuadër të hetimeve që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. 

Paraqitja e Eftimit në SPAK vjen pas kontrolleve të kryera në fund të muajit korrik në ambientet e kompanisë “Atelier 4”. Gjatë këtij operacioni, hetuesit e posaçëm kanë sekuestruar dokumente dhe materiale që dyshohet se kanë lidhje me një projekt arredimi të një vile luksoze në jug të Shqipërisë. Materialet e marra gjatë kontrollit po shqyrtohen nga prokurorët dhe po ballafaqohen me të dhëna e prova të tjera të mbledhura gjatë hetimit.

Në qendër të verifikimeve ndodhet një vilë në Dhërmi, e cila është sekuestruar më herët nga autoritetet. Dyshimet e ngritura nga hetuesit lidhen me mundësinë që prona të jetë pasuri e padeklaruar dhe të ketë lidhje me Belinda Ballukun.

Hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministres përfshin dyshime për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa SPAK po verifikon edhe rrethana të tjera që mund të lidhen me pasuritë dhe aktivitetet e saj.
Belinda Balluku është gjithashtu e pandehur në një çështje tjetër penale, ku akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike. Kjo dosje lidhet me procedurat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Jashtme të Tiranës. 

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI