Flash

Haxhiu kërkon dëshminë e zyrtarëve për rastin e Arlinda Zekajt

Lapsi.al 2 November 2026

Haxhiu kërkon dëshminë e zyrtarëve për rastin e Arlinda

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të gjithë zyrtarët që do të ftohen si dëshmitarë nga komisioni hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, t’u përgjigjen kërkesave të këtij komisioni.

Pas mbledhjes së kryesisë, ku në të njëjtën kohë po mbahej edhe takimi i parë i këtij komisioni, Haxhiu bëri të ditur se do të jetë në dispozicion të plotë për të mbështetur punën e tij.

Shqetësuese për të mbetet, siç tha ajo, pse ende Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka suspenduar asnjë zyrtarë.

Haxhiu përmendi, përveç KGJK-së, edhe mosveprimet e kryetarit të komunës së Pejës dhe drejtorisë përkatëse për mirëqenie. Ajo tha se kryetari Gazmend Muhaxheri nuk ka dërguar raport me ndërmarrjen e masave ndaj zyrtarëve përgjegjës.

Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor, nga kunati i saj. 11 zyrtarë policorë janë suspenduar në lidhje me rastin. Po ashtu, janë suspenduar kryeprokurorja dhe prokurorja e Pejës, ndërsa dorëheqje ka dhënë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI