Flash

“Çdo përvojë është e ndryshme”, Barbara Palvin përgjigjet pas kritikave për rikthimin në pasarelë

Lapsi.al 2 November 2026

“Çdo përvojë është e ndryshme”, Barbara

Modelja e njohur Barbara Palvin ka folur për reagimet e shumta që mori pas pjesëmarrjes në sfilatën e Victoria’s Secret,vetëm gjashtë javë pasi u bë nënë për herë të parë. Ndërsa disa e përgëzuan për rikthimin e shpejtë në pasarelë, të tjerë menduan se ajo duhej të qëndronte më gjatë në shtëpi për t'u rikuperuar pas lindjes.

“Reagimet kanë qenë 50 me 50. Disa njerëz u gëzuan që u riktheva, ndërsa të tjerë mendonin se ndoshta duhej të pushoja në shtëpi”, u shpreh modelja.

Ajo theksoi se çdo grua e përjeton ndryshe periudhën pas lindjes dhe se nuk duhet të ketë krahasime mes nënave.

“Përvoja e secilës pas lindjes është e ndryshme dhe kjo është thjesht përvoja ime”, shtoi ajo.

Modelja pranoi se vëmendja e madhe dhe komentet e shumta e kishin bërë të ndihej e mbingarkuar. Megjithatë, ajo theksoi se ndihet me fat që ka pasur mbështetjen e bashkëshortit dhe familjes gjatë kësaj periudhe.

“Jam me fat që kam mbështetjen e bashkëshortit dhe familjes sime, të cilët më ndihmuan të arrija deri aty”, tregoi Palvin.

Ajo kishte edhe një mesazh për të gjitha gratë që janë bërë nëna së fundmi: “Mos kini frikë të kërkoni ndihmë”.

Edhe aktori Dylan Sprouse foli për rikthimin e bashkëshortes në pasarelë dhe nuk i kurseu fjalët e krenarisë për të. Ai u bë viral gjatë sfilatës së Victoria’s Secret, pasi u filmua duke u ngritur në këmbë dhe duke duartrokitur me entuziazëm Barbara-n, ndërsa ajo parakalonte në pasarelë.

Duke komentuar vëmendjen që mori për këtë gjest, aktori tha se mbështetja ndaj partnerit nuk duhet të konsiderohet diçka e jashtëzakonshme.

“Jam krenar sa më shumë që mund të jem. Është diçka e vështirë për t'u bërë”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI