Flash

Candice Swanepoel ndez thashethemet për fejesë me Tom Brady?

Lapsi.al 2 November 2026

Candice Swanepoel ndez thashethemet për fejesë me Tom Brady?

Candice Swanepoel është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të një aksesori që nuk kaloi pa u vënë re.Modelja 38-vjeçare u fotografua të premten, më 30 tetor, gjatë një daljeje në Miami, ku mbante një unazë të artë në gishtin e unazës në dorën e majtë.

E veshur me geta të zeza, bluzë dhe kapele, modelja u shfaq me një pamje sportive, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte unaza. Aksesori ka ngritur dyshime dhe ka shtuar kureshtjen rreth jetës së saj private, veçanërisht për shkak të romancës së përfolur me Tom Brady.

Sipas burimeve të cituara nga mediat e huaja, dyshja ka kaluar kohë së bashku gjatë muajve të fundit dhe mes tyre mundt ë ketë lindur një romancë. Një burim ka treguar se Brady e pëlqen shoqërinë e modeles, por marrëdhënia e tyre nuk duket se ka marrë ende njëdrejtim serioz.

Tom, i cili i dha fund martesës me supermodelen Gisele Bündchen në vitin 2022, thuhet se nuk është aktualisht në kërkim të një lidhjeje afatgjatë.

Por duket se historia nuk përfundon vetëm te raporti i mundshëm mes Candice dhe Tom Brady. Sipas raportimeve, kjor omancë e përfolur ka shkaktuar edhe tensione në marrëdhënien e modeles me kolegen e saj, Joan Smalls.

Dy modelet kanë pasur një miqësi prej rreth 15 vitesh, por së fundmi raporti mes tyre thuhet se është përkeqësuar.

Arsyeja lidhet pikërisht me Tom Brady. Sipas burimeve, Joan Smalls kishte pasur më parë një histori romantike me sportistin dhe Candice thuhet se kishte qenë ndër personat që e kishin këshilluar të largohej prej tij.

Tashmë, situata duket se ka marrë një tjetër kthesë, pasi Joan ka publikuar në rrjetet sociale disa mesazhe që janë interpretuar si kunja ndaj ish-mikes së saj.

Në një prej postimeve, ajo shkroi se do të vishej si "përgjegjësia" për Halloween, duke e cilësuar atë si diçka të frikshme për disa njerëz.

Ndërsa, kur u pyet nga një ndjekës nëse vazhdonte të ishte shoqe me Candice, ajo thuhet se u përgjigj se nuk është mike me njerëz që e tradhtojnë.

Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk ka dhënë një sqarim të plotë publik për raportin aktual mes tyre.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI