
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, Berisha është pritur nga mbështetës të tij dhe disa deputetë të Partisë Demokratike.
Ish-kryeministri po hetohet për akuzën e korrupsionit. Në të njëjtën çështje, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi përballen me akuza që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave.