Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

Lapsi.al 1 November 2026

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e

Një kuti e kuqe, e mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, është një nga detajet më interesante të dosjes së SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëron në Dhërmi, por që në dokumentet zyrtare figuron në emër të ish-futbollistit Igli Tare.

Fotografia e kutisë me euro u dërgua përmes ëhatsApp më 17 korrik 2021 nga Lavdrim Smone, bashkëshorti i sanitares së Ballukut, i cili së bashku me gruan dhe vajzën shkonte herë pas here për të pastruar vilën në kompleksin “White Rocks”.

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e

Në dokumentin hetimor, SPAK shkruan se kutia me para ndodhej “në dukje si në ambientet e vilës F6, në kompleksin White Rocks”. Prokuroria nuk sqaron se kujt i përkisnin paratë dhe as origjinën e tyre, por e ka përfshirë fotografinë mes provave të administruara gjatë hetimit.

Vila dykatëshe, me sipërfaqe 103 metra katrorë dhe një parcelë prej të paktën 300 metrash katrorë, vlerësohet nga SPAK në 720 mijë euro.

Për të provuar se pronarja e vërtetë ishte Balluku dhe jo Igli Tare, prokurorët kanë analizuar qindra komunikime mes shoferit të saj, punonjësve të pastrimit, vartësve dhe administratorëve të kompleksit.

Në këto biseda, vila F6 përmendej vazhdimisht si “vila e shefes”. Madje, sipas hetuesve, edhe arredimi dhe investimet në pronë kryheshin sipas dëshirave të Ballukut.

Të dhënat e telefonisë celulare tregojnë gjithashtu se ish-zëvendëskryeministrja e ka frekuentuar rregullisht vilën nga viti 2019 deri në muajt e parë të vitit 2026.

Kështu, ndërsa në letra pronar rezultonte Igli Tare, sipas SPAK, ishte Balluku ajo që e përdorte vilën, vendoste për arredimin dhe kishte në dispozicion personelin që kujdesej për të.

Çfarë shkruhet në dosjen e prokurorisë

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e

Në dosje, prokurorët shkruajnë se: “…nga procesverbali i këqyrjes së të dhënave të përftuara nga akti i ekspertimit teknik-kompjuterik, nr.237, datë 03 Tetor 2026, ku është ekspertuar aparati celular "Iphone Xs Max", i sekuestruar Lavdrim Smone (bashkëshorti i shtetases Lavdije Smone, e cila punon si punonjëse pastrimi në shtëpinë e shtetases Belinda Balluku), kanë rezultuar me interes fotografi dhe video të datës 12 qershor 2019, si dhe të periudhave të mëvonshme. Në këto fotografi dhe video shfaqen ambiente të ndryshme të vilës F6, ndodhur në kompleksin "White Rocks", në Dhërmi…”.

Dokumenti vazhdon: “…në foto dhe video tregohen pamje të sallonit, kuzhinës, banjos, dhomës së gjumit dhe ambienteve të jashtme të vilës. Nga këto pamje rezulton se vila është e kompletuar me mobilje dhe pajisje elektroshtëpiake. Në disa nga fotot shfaqet shtetasi Lavdrim Smone, i ulur në kolltuk në sallonin e vilës. Në një nga fotot shfaqen Lavdrim Smone dhe Lavdije Smone, në rrugën e cila lidh kompleksin "White Rocks" me plazhin (Gjiri i Leos). Disa nga fotografitë kanë të dhëna (metadata) të gjeolokacionit, nga të cilat rezulton se fotot janë bërë në dhërmi, në kompleksin "White Rocks".

Ndërkohë në datën 17 Korrik 2021, në orën 10:06, në aplikacionin "Whatsapp", Lavdrim Smone dërgon një fotografi, në të cilën shfaqet një kuti e kuqe, në të cilën ndodhen tufa kartëmonedhash 50 euroshe, të lidhura me llastik (në dukje si në ambientet e vilës F6, në kompleksin "White Rocks").

Gjithashtu në bisedën e datës 24 korrik 2022, mes Maresa Smone me motrën e saj, Aida Smone, evidentohet si më poshtë:

Maresa Smone: "Nesër do ikim për Dhërmi", "do iki dhe une".

Aida Smone: "Mos ja fut kot", "Kush mori tel".

Maresa Smone: "Berti tani".

Maresa Smone: "Vetem me çu në 4"

Aida Smone: "Ju raft pikaa", "a vec per Belinden", "Të pakten".

Maresa Smone: "Po për Belinden", "të mërkurën për atë tjetrën".

Maresa Smone: "Nesër mami me babin do ikin", "Unë të mërkurën me mamin".

Dosja Balluku në gjykatë

Fotografia e kutisë me euro është vetëm një nga provat e administruara në hetimin e gjerë pasuror ndaj Belinda Ballukut, e cila tashmë është njohur me akuzat përfundimtare dhe vendimin e mbylljes së hetimeve. SPAK e akuzon ish-zëvendëskryeministren për 15 episode të dyshuara penale, që përfshijnë manipulimin e nëntë tenderave publikë, korrupsionin, fshehjen e pasurisë dhe pastrimin e parave.

Në qendër të dosjes janë nëntë procedura prokurimi, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 1.2 miliardë eurosh, mes të cilave Tuneli i Llogarasë, lotet e Unazës së Madhe të Tiranës dhe një tender i zhvilluar gjatë kohës kur Balluku drejtonte Albcontrol.

Sipas SPAK, pikërisht nga favorizimi i kompanive private në këto tendera, Balluku dyshohet se përfitoi edhe dy vila luksoze në bregdetin e Jonit, të cilat u regjistruan formalisht në emër të ish-futbollistit Igli Tare për të fshehur pronësinë e tyre të vërtetë.

Vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, ku dyshohet se u fotografua edhe kutia me euro, lidhet me tenderin prej 1.1 milionë eurosh për godinën teknologjike të Albcontrol. Sipas akuzës, kompania “Eurocol” e biznesmenit Pandeli Carapuli u favorizua në këtë procedurë dhe, në këmbim, Balluku përfitoi vilën dykatëshe.

Një skemë e ngjashme dyshohet se u përdor edhe për vilën tjetër në kompleksin “Green Coast” në Palasë. SPAK pretendon se biznesmeni Arbër Abazi, përmes kompanisë “Alko Impex General Construction”, financoi punime luksoze në këtë pronë, me një vlerë të përllogaritur nga rreth 289 mijë deri në 411 mijë euro, në këmbim të favorizimit në tenderin për Lotin 7 të Unazës së Madhe.

Për të dyja pronat, hetuesit kanë administruar komunikime telefonike, dokumente financiare dhe korrespondencë elektronike, që sipas tyre provojnë lidhjen e Ballukut me vilat dhe ndërhyrjet e saj në arredimin dhe administrimin e tyre.

Mes të pandehurve janë gjithashtu ish-drejtues dhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Albcontrol. Hetimi ndaj Ballukut nxorri për herë të parë vijën e kuqe të SPAK përballë mazhorancës socialiste, që bllokoi në kuvend kërkesën për autorizimin e masës së sigurisë ndaj saj. Vendimi u shoqërua me reagime ndërkombëtare që theksuan nevojën për hetime të pavarura të korrupsionit të nivelit të lartë.

Tashmë, me përfundimin e hetimeve, dosja kalon për shqyrtim në gjykatë, ku SPAK do të duhet të provojë akuzat ndaj ish-numrit dy të qeverisë dhe personave të tjerë të përfshirë./Lapsi.al

Të këshilluara

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI