Flash

Greqia po përballet me ferrin/ Zjarrfikësit po luftojnë me vatra zjarri në më shumë se 70 zona

Lapsi.al 2 August 2026

Zjarrfikësit po luftojnë me vatra zjarri në më shumë se 70 zona në gjithë Greqinë. Erërat e forta vazhdojnë të ushqejnë flakët duke i vështirësuar edhe më shumë përpjekjet e zjarrfikësve për t'i vënë ato nën kontroll. 

Situata e shkatuar prej zjarreve të mëdha të pyjeve që kanë përfshirë gjatë kësaj jave disa rajone të Greqisë, vazhdon të mbetet e tensionuar, sepse zjarret po përhapen për shkak të erërave të forta. Vatrat më të mëdha të zjarrit janë rreth 60 kilometra në perëndim të Athinës, prej nga mund të shihen qartë edhe re të mëdha tymi.

Një zëdhënës i shërbimit të zjarrfikësve tha se erërat e fuqishme, që kanë arritur deri në 130 kilometra në orë, po i pengojnë avionët zjarrfikës të marrin ujë për shuarjen e flakëve. 

"Zjarri ka arritur deri në det dhe me siguri që janë dëmtuar banesa,” deklaroi zëdhënësi agjencinë franceze të lajmeve AFP.

"Për shkak të erërave të forta, aktualisht nuk mund të përdoren fare avionët për shuarjen e zjarrit. Shpresojmë që era të dobësohet. Nuk ka asnjë mundësi tjetër,” tha ai.

Zjarre edhe në zona të tjera të Greqisë

Për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt zonës së Porto Germenos janë angazhuar më shumë se 300 zjarrfikës. Sipas nënkryetarit të bashkisë së komunës fqinjë Mandra, deri tani janë djegur rreth 100 shtëpi .

Theodoros Giannaros, meteorolog i specializuar për zjarret pyjore pranë Observatorin Kombëtar të Athinës, deklaroi se dëmet në zonën e Porto Germenos janë "të paimagjinueshme”.

Në ishullin e Kretës janë prekur rreth 5.000 hektarë tokë. Deri tani kanë humbur jetën tre zjarrfikës.

"Dëmi mjedisor është i jashtëzakonshëm,” tha kryebashkiaku i Tebës, Giorgos Anastasiou, për televizionin Open TV./DW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI