Flash

KLSH: Vendi, pa mekanizma funksionalë për matjen e progresit kundër varfërisë

Lapsi.al 1 August 2026

Vendi nuk ka siguruar harmonizim, koordinim dhe monitorim efektiv të politikave për përmbushjen e objektivit të Kombeve të Bashkuara për zhdukjen e varfërisë deri në vitin 2030, sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Auditimi i performancës, i cili mbulon periudhën 2022-2024, shqyrtoi politikat e ministrive përgjegjëse, agjencive qendrore, Institutit të Statistikave dhe bashkive Durrës e Elbasan.

“Harmonizimi i Objektivit 1 të OZHQ-ve — Zhdukja e varfërisë në të gjitha format — me strategjitë dhe programet kombëtare rezulton i paplotë,” thuhet në raport. KLSH e lidh këtë përfundim me mungesën e një Kornize Kombëtare të Indikatorëve, mungesën e lidhjeve të matshme mes dokumenteve strategjike dhe politikave, si dhe me faktin se Udhërrëfyesi për arritjen e objektivave ende nuk është miratuar.

Sipas auditimit, “mekanizmat e koordinimit ndërinstitucional për mbledhjen e të dhënave, monitorimin dhe raportimin e progresit të OZHQ 1 nuk kanë funksionuar.” Pjesa më e madhe e institucioneve qendrore dhe vendore nuk kanë struktura ose persona përgjegjës të caktuar për ndjekjen e objektivave, ndërsa bashkitë nuk i përdorin të dhënat për ndihmën ekonomike dhe shërbimet sociale për të analizuar progresin kundër varfërisë.

Sistemi Informatik i Planifikimit të Integruar, i cili duhet të lidhte politikat, planifikimin strategjik, buxhetimin dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, nuk funksionon.

Në komentet e përfshira në raport, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës pranoi se platforma është jashtë funksionit dhe tha se po bashkëpunon me Ministrinë e Financave për adresimin e problemeve dhe përditësimin e saj.

KLSH e cilësoi zbatimin e masave për arritjen e objektivit si “pjesërisht efektiv”, duke evidentuar se më shumë se 40% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social dhe se buxheti për mbrojtjen sociale është ndjeshëm më i ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian.

Raporti citon gjithashtu të dhënat e INSTAT, sipas të cilave treguesi i rrezikut për të qenë i varfër ishte 19.2% në vitin 2024. KLSH vëren se fëmijët dhe të moshuarit mbeten ndër grupet më të ekspozuara, ndërsa pabarazitë mes zonave urbane dhe rurale kufizojnë qasjen në arsim, kujdes shëndetësor dhe shërbime sociale.

Financimi i lidhur me Objektivin 1 u rrit nga rreth 60 miliardë lekë në vitin 2016 në 80 miliardë lekë në vitin 2020 dhe rreth 100 miliardë lekë në vitin 2024. Nga ana tjetwr, raporti thotë se kontributet nga donatorët dhe burimet e tjera nuk janë ende të detajuara plotësisht, ndërsa mungesa e sistemeve funksionale vështirëson lidhjen e shpenzimeve me rezultatet e arritura.

KLSH rekomandoi ngritjen dhe formalizimin, brenda vitit 2026, të strukturave ose pikave të kontaktit përgjegjëse për monitorimin dhe raportimin e objektivit në institucionet qendrore dhe vendore. Audituesi kërkoi gjithashtu rikthimin në funksion të sistemit të planifikimit të integruar dhe përfshirjen e gjetjeve të raportit në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ndërministror për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të siguruar progres të qartë, të matshëm dhe të qëndrueshëm” drejt zhdukjes së varfërisë në të gjitha format deri në vitin 2030, përfundon raporti./MONITOR

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI