Flash

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë/ Nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi

Lapsi.al 1 August 2026

Protesta kombëtare kundër qeverisë vijoi edhe këtë mbrëmje me marshimin në rrugët e Tiranës. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisën marshimin në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke e përmbyllur ditën e 63-të të protestës me thirrjen "Nesër më shumë".

Një bandërolë gjigante është shpalosur nga qytetarët. “Shqiptarët të bashkuar, pushteti i tmerruar”, ishte mesazhi i shkruar në të dhe i brohoritur nga protestuesit në shesh.

Në protestën e sotme iu bashkuan edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, ndërsa nga podiumi u përcollën mesazhe mbështetjeje për emigrantët dhe për banorët e 15 bashkive që preken nga reforma e re territoriale.

Edhe këtë mbrëmje, protestuesit përsëritën kërkesën e tyre kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa bënë thirrje për ndryshim të sistemit politik dhe krijimin e një qeverie teknike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI