Flash

Rregullorja e GJKKO-së për mediat në Kushtetuese/ AGSH depoziton padinë, kërkon shfuqizimin

Lapsi.al 14 September 2026

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën kundër rregullores së re të GJKKO-së, duke kërkuar fillimisht pezullimin e saj dhe më pas shfuqizimin e pjesës që lidhet me mediat dhe gazetarët. Padia vjen pas kundërshtimeve të vazhdueshme nga gazetarët dhe organizatat e medias ndaj rregullave të reja të Gjykatës së Posaçme.

AGSH ka argumentuar se disa prej dispozitave të rregullores kufizojnë punën e gazetarëve gjatë ndjekjes së seancave gjyqësore dhe cenojnë aksesin në informacion. Asociacioni kërkon që rregullorja të pezullohet deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Kreu i AGSH-së, Isa Myzyri deklaroi se kjo rregullore cënon punën e gazetarëve. “Ajo rregullore cënon punën e gazetarëve. Janë një sërë argumentesh që ekipi ligjor ta sjellë këtë rregullore në Kushtetuese. Më lejoni të shpreh zhgënjimin e thellë për GJKKO, që të krijonte kushte më të mira pune për gazetarët. Tani nuk është në pikëpyetje e drejta e gazetarëve, por e drejta e qytetarëve. Kjo është një këmbëngulje e madhe e gazetarëve, sidomos atyre që mbulojnë kronikën e zezë. Ata e kanë shtyrë këtë aksion ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese.”, tha ai.

Rregullorja e re e GJKKO-së ka hyrë në fuqi më 1 shtator. Ndër masat e kundërshtuara nga gazetarët është ndalimi i përdorimit të celularëve gjatë seancave, ndërsa nuk lejohet as regjistrimi audio nga ana e gazetarëve. Po ashtu, janë kundërshtuar procedurat e akreditimit dhe kërkesat për ndjekjen e seancave.

Sipas AGSH-së, këto kufizime prekin drejtpërdrejt mënyrën se si gazetarët raportojnë nga një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë në vend. Përfaqësuesit e gazetarëve pritet të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë përputhshmërinë e këtyre dispozitave me Kushtetutën dhe të vendosë për pezullimin e tyre deri në përfundimin e shqyrtimit të çështjes. Kundërshtimet ndaj rregullores janë shtuar që prej publikimit të saj në fund të korrikut, ndërsa GJKKO e ka vënë atë në zbatim nga 1 shtatori.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI