Flash

Gara për Prokuror të Përgjithshëm në ngërç, Arta Marku kërkon largimin e Sokol Stojanit nga procesi

Lapsi.al 14 September 2026

Vazhdon ngërçi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për procesin e garës për Prokuror të Përgjithshëm. Një tjetër kandidate ka kërkuar dorëheqjen nga ky proces të një anëtari të KLP-së. Sipas burimeve, kandidatja Arta Marku, që shfaq për herë të dytë dëshirën për të konkurruar për postin e Prokurores së Përgjithshme, ka kërkuar dorëheqjen e anëtarit të KLP-së, Sokol Stojani.

Arsyetimi i prokurores Marku është se ka konflikt interesi dhe se, sipas saj, Stojani nuk do ta vlerësojë pa emocione emrin e saj në garë, pasi kur ka qenë Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, ajo ka larguar nga posti i drejtorit të hetimit, në atë kohë, zotin Sokol Stojani. Më herët janë kërkuar edhe dorëheqje të tjera të anëtarëve nga vetë anëtarët e KLP-së, duke e futur procesin në një parodi, pasi kanë kaluar afatet për t’ia përcjellë ILDKPKI-së formularët e kandidatëve, Këshilli ende nuk ka zgjidhur problemet e brendshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI