Flash

“France 24”: Resorti luksoz i Kushner shkakton zemërim dhe polemika në Shqipëri (VIDEO)

Lapsi.al 26 June 2026

Televizioni francez “France 24” ka realizuar një reportazh për protestat dhe polemikat që ka shkaktuar projekti i Zvërnecit.   

“Në Shqipëri, një lëvizje e gjerë protestash është duke u zhvilluar kundër qeverisë aktuale. 

Demonstratat shpërthyen pasi filluan ndërtimet e një resorti luksoz në një rezervat natyror në jugperëndim të vendit. 

Projekti i pasurive të paluajtshme drejtohet nga Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, dhe gruaja e tij Ivanka. 

Aktivistët mjedisorë kanë hedhur poshtë mundësinë e ndërtimit në rezervat, shtëpi e flamingove dhe kafshëve të tjera të egra, ndërsa të tjerë shohin mundësi punësimi dhe ekonomike” – thuhet në prezantimin e reportazhit të cilin e keni në video më poshtë. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI