Flash

Franca dhe Spanja kundër modelit të “Gjadrit” për emigrantët 

Lapsi.al 19 June 2026

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se vendi i tij nuk do të ngrinte qendra kthimi për migrantët jashtë Bashkimit Evropian. Sipas tij, ato nuk ishin as efektive dhe as në përputhje me vlerat evropiane.

“Po, për një politikë kundër migracionit të parregullt, e cila do të na bëjë më efektivë, që çon në kthime (…) Sa i përket Francës, në jemi jo për Qendrat e Kthimit në vendet e treta”, tha presidenti francez pas përfundimit të samitit të liderëve evropianë në Bruksel.

“Sepse besoj se ato nuk janë efektive, as nuk janë në përputhje me parimet tona”, shtoi ai, duke deklaruar, megjithatë, se i respekton vendet që duan të krijojnë qendra të tilla. “Nuk kam parë kurrë një Qendër Kthimi në një vend të tretë që është në funksionim”, - këmbënguli Macron.

Presidenti francez sqaroi gjithashtu se do të kundërshtonte përdorimin e buxhetit evropian për të ndërtuar qendra të tilla, pasi i konsideron ato “një çështje për politikën e secilit shtet”.

Edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u shpreh se vendi i tij ishte gjithashtu kundër qendrave të kthimit, por ishte në pakicë. Ai argumentoi se qendra të tilla "thjesht do të shpërdoronin burimet financiare dhe Evropa nuk ka shumë".

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën rishikimin e sistemit për kthimin e migrantëve që nuk kanë të drejtë për azil, një reformë që përfshin mundësinë që shtetet anëtare të lidhin marrëveshje për të ndërtuar qendra kthimi në vende të treta jashtë kufijve të BE-së.

Shumë vende evropiane, si Danimarka, Italia ose Austria, janë në favor të krijimit të qendrave të tilla, pasi besojnë se ato do të lehtësojnë riatdhesimin dhe do të dekurajojnë migrantët e parregullt potencialë. Italia e ka gati tashmë një qendër të tillë në Gjadër të Lezhës, por duket se ajo nuk po funksionon. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI